Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ministri amerikan ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur  

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ministri amerikan ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur  

Një video e Sekretarit të Thesarit të SHBA-së Scott Bessent, i cili thirret nga Presidenti Donald Trump në mes të një interviste, dhe më pas kthehet me zërin që i dridhet, po bën xhiron e rrjetit. Klipi i postuar në X, tregon Bessent të ulur me gazetarin Wilfred Frost nga Sky News për një intervistë normale, megjithatë, sapo Frost hap gojën për të bërë një pyetje, një grua jashtë kamerës ndërpret. “Më vjen keq që të ndërpres, por presidenti të kërkon”, thotë ajo, duke tërhequr një vështrim të tronditur si nga Bessent ashtu edhe nga gazetari. “Presidenti të do menjëherë”, vijon ajo. Anëtarët e ekipit menjëherë ndërhynë dhe i hoqën mikrofonin Bessent, i cili i kërkoi falje gazetarit përpara se gruaja të thoshte se sekretari...