VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

Një shpërthim i fortë ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qytetit të Utrechtit në Holandë, duke shkaktuar një zjarr të madh në një rrugë historike të ngushtë të mbushur me shtëpi të vjetra familjare.  Ngjarja ndodhi pak para orës 15:30, ndërsa dhjetëra ekipe të ndihmës së shpejtë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.  Sipas një zëdhënësi të shërbimeve të urgjencës, të paktën një person ka mbetur i lënduar, ndërsa numri i saktë i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.  “Një zjarr shpërtheu në një banesë në rrugën Visschersteeg,” bëri të ditur zyra rajonale e emergjencave, duke shtuar se telefonata të shumta nga banorët e zonës raportuan për një shpërthim të fortë.  Sipas raportimeve, xhama të thyer dhe mbeturina u shpërndanë në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën evakuimin e banesave...