Video/ Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, spektakël fishekzjarrësh në sheshet e vendit
Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë. Qyteti i Aucklandit u shndërrua në qendër të festimeve, me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin. Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshe për të festuar ndërrimin e viteve, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me muzikë. Festimet në Zelandën e Re shënojnë nisjen e Vitit të Ri 2026 edhe për pjesën tjetër të botës, e cila do ta presë atë përgjatë orëve në vijim. Happy New Year New Zealand! 🎉 Auckland welcomes in the new year with a fireworks display over its tallest building – the Sky Tower. Latest updates 👉 https://t.co/DP0mlQ1r19 pic.twitter.com/GMg9UnKboU — Sky News (@SkyNews) December 31, 2025 Top Channel
Burimi:
top-channel.tv