Video/ Vjedhje spektakolare brenda një minute, ja si 20 hajdutët grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë

Video/ Vjedhje spektakolare brenda një minute, ja si 20 hajdutët grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë

Një video e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon momentin kur një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar hyn me forcë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe arrin të marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda më pak se një minute. Grabitja ndodhi në qershor të vitit 2025 në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Fremont. Sipas autoriteteve, ngjarja u realizua nga një grup i organizuar, i cili përdori çekiçë për të thyer vitrinat e dyqanit. Pamjet tregojnë disa automjete që ndalojnë jashtë dyqanit, ndërsa burrat e maskuar zbresin dhe hyjnë me vrap në ambientet e brendshme. Duke mbajtur çanta shpine, ata thyen me shpejtësi xhamat e vitrinave dhe marrin një pjesë të madhe të bizhuterive të ekspozuara. Sipas mediave amerikane,...