Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur fishekzjarri i vë flakën tavanit të barit

Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur fishekzjarri i vë flakën tavanit të barit

Ky është momenti kur fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës shkaktuan një zjarr masiv në një bar skish në Zvicër, duke vrarë të paktën 47 persona dhe duke plagosur 115 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit me orën lokale (00:30 GMT) në bodrumin e “Le Constellation”, një lokal i njohur që ndodhet në qendër të qytetit alpin të Crans-Montana. Sipas raportimeve, flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ambientin, duke e përfshirë lokalin në një zjarr të fuqishëm që u kthye në tragjedi për dhjetëra persona që ndodheshin brenda. Pamjet dhe dëshmitë flasin për skena kaosi, ndërsa shumë klientë mbetën të bllokuar nga zjarri që shpërtheu në bodrum. Mësohet se pronarët e klubit të natës janë një...