Video/ Shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Teksas, tymi mbulon zonën industriale

Video/ Shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Teksas, tymi mbulon zonën industriale

Pamjet nga ajri kanë kapur momentin kur re të mëdha tymi ngrihen mbi një rafineri nafte në shtetin e Teksasit, pas një shpërthimi që ka tronditur zonën industriale. Ngjarja ka ndodhur në rafinerinë e Port Arthur, e vendosur rreth 90 milje në lindje të qytetit të Houston. Sipas të dhënave zyrtare, ky kompleks industrial është një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe luan një rol të rëndësishëm në përpunimin e naftës. Sipas raportimeve fillestare dhe deklaratave të autoriteteve lokale, shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet kryesore lidhen me një ngrohës industrial që mund të ketë pësuar defekt dhe që më pas ka shkaktuar shpërthimin. Rafineria “Port Arthur Refinery” është e specializuar në përpunimin e naftës së rëndë me përmbajtje të...