Video/ Shpërthen sërish vullkani Kilauea në Hawai, lava arrin në 400 metra lartësi

Video/ Shpërthen sërish vullkani Kilauea në Hawai, lava arrin në 400 metra lartësi

Vullkani Kilauea në Havai ka shpërthyer sërish, duke hedhur lavë dhe hi në ajër. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shpërthimi i fundit është regjistruar mbrëmjen e kaluar. Gjatë pjesës më të madhe të episodit, si krateri verior ashtu edhe ai jugor i vullkanit ishin aktivë. Në fazën më intensive, rrymat e lavës nga krateri jugor arritën lartësi prej 350 deri në 400 metrash, ndërsa në kraterin verior ato shkuan deri në 300 metra. Njëkohësisht, u regjistrua edhe një shpërndarje e lehtë hiri në jugperëndim të kraterit. Autoritetet konfirmuan se asnjë zonë e banuar nuk u prek nga ky episod i fundit. Kīlauea Update: Episode 42 Summary Lava fountaining from the north and south vents in Halemaʻumaʻu stopped at 11:38 PM HST, Feb 15 after 9...