VIDEO/ Përleshje e dhunshme në Torino, polici qëllohet me çekiç, shkelma e grushte nga grupet anarkiste

VIDEO/ Përleshje e dhunshme në Torino, polici qëllohet me çekiç, shkelma e grushte nga grupet anarkiste

Nga Alba Kepi Përplasje të rënda dhe akte dhune u regjistruan në Torino gjatë manifestimit në mbështetje të qendrës sociale Askatasuna, ku u mblodhën grupe antagoniste nga e gjithë Italia. Bilanci paraprak flet për të paktën 11 të plagosur, mes tyre efektivë të forcave të rendit, si dhe 10 persona të arrestuar. Gjatë trazirave u sulmua edhe një trupë e gazetarëve RAI, ndërsa një agjent policie u rrethua dhe u godit brutalisht me mjete metalike. Sipas autoriteteve, në orët e mbrëmjes grupe autonome dhe anarkistësh u shkëputën nga kortezhi kryesor dhe tentuan të çanin kordonët e policisë. Përplasjet më të ashpra ndodhën pas kampusit universitar Einaudi dhe më herët në Corso Regina Margherita 47, ish-selia historike e Askatasuna-s, e liruar nga policia në dhjetor pas...