Video/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Video/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Një zjarr shpërtheu në një pallat luksoz banimi në Manhattan, duke ngritur një re të mëdha tymi mbi zonë dhe duke shkaktuar alarm mes banorëve. Sipas autoriteteve të zonës, zjarri nisi rreth orës 11:30 sipas orës lokale në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Hudson Yards. Ndërtesa ku ndodhi zjarri njihet si ‘The Set’, një kompleks apartamentesh që ofron kushte banimi të ngjashme me hotelin në zemër të Manhattan-it. Sipas mediave lokale, banorët dhe stafi i kuzhinës së restorantit Greywind, i cili ndodhet në këtë ndërtesë, u detyruan të evakuohen për arsye sigurie. Disa banorë thanë se nuk dëgjuan asnjë alarm zjarri ndërsa tymi kalonte pranë dritareve të apartamenteve të tyre. Një banore e ndërtesës, Elizabeth Schmidt, tregoi se ishte në katin e 25-të gjatë një...