Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit
Një park tematik spektakolar me borë dhe akull ka hapur dyert në Kinë këtë vit, duke tërhequr interesin e vizitorëve nga e gjithë bota. Është Harbin Ice-Snow World, një park unik i bërë tërësisht nga bora dhe akulli dhe i krijuar nga e para çdo vit. Sipas BBC-së, parku ndodhet në qytetin Harbin, kryeqyteti i provincës verilindore kineze Heilongjiang, dhe shtrihet në një sipërfaqe të gjerë prej 1.2 milion metrash katrorë, duke e bërë atë një nga parqet tematike më të mëdha të këtij lloji në botë. Harbin Ice-Snow World prezanton rrëshqitësen super të akullit me temë Murin e Madh Kinez. Tema e këtij viti e parkut është “Bota e Përrallave”, me të gjitha mjediset e strukturuara rreth tre peizazheve kryesore. Në të njëjtën kohë,...