Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë

Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë

Një video tronditëse ka kapur momentin kur dy të rinj hidhen në ajër pas një shpërthimi të fuqishëm, pasi luanin me një çakmak pranë një fuçie metalik nafte. Ngjarja ka ndodhur më 7 janar në qytetin Recife, në shtetin brazilian të Pernambuco-s, dhe është regjistruar nga një kamerë sigurie. Pamjet tregojnë një nga burrat duke qëndruar përballë një bidoni metalik, ndërsa tjetri është ulur mbi një bidon tjetër pranë tij. Dyshohet se brenda bidonëve kishte mbetur avull ose mbetje të ndezshme. Njëri prej tyre përpiqet të ndezë me çakmak një bidon të hapur, por flaka ndizet vetëm lehtë dhe pa pasoja, duke e lënë të pakënaqur. Më pas, shoku i tij godet me çekiç një bidon të mbyllur, duke hapur një vrimë të vogël në...