Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale

Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale

Një përdoruese e TikTok është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pasi akuzohet se ka goditur dhe vrarë një këmbësor teksa drejtonte makinën dhe po transmetonte drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Çikagos dhe është konfirmuar nga policia dhe familja e viktimës, raportojnë mediat amerikane. E dyshuara është Tynesha McCarty Wroten, 43 vjeçe, e njohur në TikTok me emrin “Tea Tyme”. Viktima është identifikuar si Darren Lucas, 59 vjeç, sipas deklaratës së togerit Paul Kehrli nga Departamenti i Policisë së Zionit, në Illinois. Dhëndri i Lucas, Chris King, tha se familja është informuar se Wroten po përballet me një akuzë për vrasje të paqëllimshme. “Unë dhe familja ime jemi të lumtur që shohim rrotat e drejtësisë të lëvizin”, u shpreh ai....