Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të premten në autostradën Kanetsu, në zonën e Gunmas të Japonisë, ku janë përfshirë më shumë se 50 automjete. Sipas raportimeve paraprake nga autoritetet lokale, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes zinxhir. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë re të dendura tymi që ngrihen në qiell dhe disa automjete të përfshira nga flakët, duke krijuar skena kaotike në autostradë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të neutralizuar zjarret. Autoritetet japoneze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment të autostradës është ndërprerë përkohësisht. Më shumë detaje priten në orët...