Video/ Pamje të frikshme nga Amsterdami, kisha historike përfshihet nga flakët gjatë natës së ndërrimit të viteve

Video/ Pamje të frikshme nga Amsterdami, kisha historike përfshihet nga flakët gjatë natës së ndërrimit të viteve

Frikë në qendër të Amsterdamit pas një zjarri të madh që përfshiu kishën historike Vondelkerk pak pas mesnatës. Flakët përfshinë shpejt ndërtesën dhe në orët e para të mëngjesit u shemb plotësisht kambanorja, ndërsa autoritetet paralajmëruan se e gjithë kisha rrezikon të shembet. Rajoni i Sigurisë Amsterdam-Amstelland njoftoi se ndërtesa “nuk mund të shpëtohet më”, ndërsa një zëdhënës deklaroi se situata mbetet shumë e rrezikshme. Kisha ndodhet pranë Vondelparkut të famshëm, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit holandez. Zjarrfikësit vazhdojnë ende përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërkohë që kambanorja dhe një pjesë e strukturës qendrore janë shembur tashmë. Për arsye sigurie, të gjitha banesat përreth janë evakuuar dhe zjarri është shpallur i përhapur që në orët e para të mëngjesit, për shkak të...