Video/ Momenti kur kamioni që transportonte gaz të lëngshëm përmbyset dhe shpërthen në Kili
Pamje tronditëse kanë dalë në internet të përmbysjes dhe shpërthimit të një kamioni që transportonte gaz natyror të lëngshëm në Santiago të Kilit. Siç raporton Reuters, incidenti ndodhi rreth orës 08:22 sipas orës lokale në kryqëzimin e Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez, dhe rezultoi në vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Sipas Shefit të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është midis viktimave, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përmbysur dhe më pas shpërthyer. Siç shihet në videot e shpërndara në mediat sociale, pasi kamioni u përmbys, një tym i trashë i bardhë mbuloi autostradën dhe automjetet përreth. More footage has emerged of the liquified gas explosion after a gas...
Burimi:
top-channel.tv