Video/ Momente të sikletshme gjatë takimit me Erdogan, presidenti nigerian rrëzohet teksa po futej në Pallatin Presidencial

Video/ Momente të sikletshme gjatë takimit me Erdogan, presidenti nigerian rrëzohet teksa po futej në Pallatin Presidencial

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave, ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit të pafat, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër. Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü 📌 Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS — Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026 Top Channel