VIDEO/ Kili – Kamioni me gaz të lëngshëm shpërthen në autostradë. Raportohet për katër viktima dhe disa të plagosur

VIDEO/ Kili – Kamioni me gaz të lëngshëm shpërthen në autostradë. Raportohet për katër viktima dhe disa të plagosur

Pamje tronditëse kanë dalë në dritë nga përmbysja dhe shpërthimi i një kamioni që transportonte gaz të lëngshëm në Santiago, Kili. Siç raporton Reuters, ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas kreut të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është mes viktimave, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale, pas përmbysjes së kamionit shihet një re e dendur tymi të bardhë që mbulon autostradën dhe automjetet përreth. Pak sekonda më vonë ndodh shpërthimi, me një shtëllungë të madhe zjarri që u përhap në të gjitha drejtimet. Shpërthimi u ndje në...