Video/ Ish-kryeministri indian shpëton pas një atentati me armë në një ceremoni, dëshmon autori: Prita 20 vite për këtë moment
Farooq Abdullah, ish-kryeministër i indian i rajonit të Kashmir dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare të Jammu dhe Kashmirit, shpëtoi mrekullisht gjatë një ceremonie martesore në Jammu, ku një person u përpoq ta qëllonte nga afër. Pamjet e sigurisë treguan momentin kur Kamal Singh Jambal, atentatori qëlloi me armë nga një distancë shumë e afërt, por plumbi nuk e goditi Abdullahin. Sipas mediave lokale, 65-vjeçari deklaroi se kishte pritur mbi 20 vjet për këtë moment dhe nuk tregoi pendesë. Kryeministri aktual i rajonit, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin në rrjetet sociale, duke theksuar se babai i tij shpëtoi “për një fije peri” dhe ngriti pyetje mbi sigurinë, pasi Abdullah ruhet me mbrojtje Z+, një nga nivelet më të larta të sigurisë në Indi. Allah is kind. My...
Burimi:
top-channel.tv