VIDEO/ Greqia goditet nga moti i keq, rrugët kthehen në lumenj
Greqia është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj, duke bllokuar rrugët. Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë. Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar një situatë kaotike.
Burimi:
vizionplus.tv