Video/ Goditja e impiantit më të madh të gazit në botë, reagon ministria e Katarit: Një kërcënim kombëtar, do t’i përgjigjemi sulmit

Video/ Goditja e impiantit më të madh të gazit në botë, reagon ministria e Katarit: Një kërcënim kombëtar, do t’i përgjigjemi sulmit

Ministria e Brendshme e Katarit ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive, për shkak të një niveli të lartë të kërcënimit për sigurinë. Sipas raportimeve, autoritetet kanë theksuar se situata aktuale kërkon kujdes maksimal nga qytetarët dhe banorët e vendit, duke u kërkuar që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë. Deklarata vjen pas rritjes së tensioneve në rajon dhe paralajmërimeve për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës kritike të vendit. Katari thotë se sulmet “e paturpshme” me raketa në zonën industrial Ras Laffan janë një “kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare dhe stabilitetin e rajonit”. “Pala iraniane vazhdon politikat e saj përshkallëzuese që po e shtyjnë rajonin drejt humnerës dhe po tërheqin në rrethin e konfliktit edhe vende që nuk...