VIDEO/ Fjalët e para të Maduros ndërsa dërgohej në burgun e Nju Jorkut

VIDEO/ Fjalët e para të Maduros ndërsa dërgohej në burgun e Nju Jorkut

Maduro zbarkoi të shtunën në mbrëmje në një aeroport të vogël në Nju Jork pas operacionit të mesnatës që nxori atë dhe gruan e tij, Cilia Flores, nga shtëpia e tyre në një bazë ushtarake në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Udhëheqësi venezuelian, Nicolás Maduro, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara dhe është sjellë në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Nju Jork, ku tani pret gjyqin për akuzat për narkoterrorizëm. Teksa ecte përgjatë korridorit në burgun e Nju Jorku, u dëgjuan edhe fjalët e para të liderit venezuelian, Nicolas Maduro, ndërsa shoqërohej nga dy oficerë të DEA-s amerikane. I veshur me rroba sportive të zeza dhe një kapuç të zi në kokë dhe me pranga në duar, Maduro iu drejtua fotoreporterëve me fjalët: ‘Natën e mirë...