VIDEO/ Etna u ‘pushtua’ nga dëbora, 5 metra trashësi në kraterin e vullkanit

VIDEO/ Etna u ‘pushtua’ nga dëbora, 5 metra trashësi në kraterin e vullkanit

Një vullkan që mbulohet plotësisht nga dëbora. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në malin Etna, e cila është vatra vullkanike aktive më e madhe në Europë. Reshjet e dendura të borës të shkaktuara nga cikloni ‘Harry’ bën që krateret Silvestri, të pozicionuar në lartësinë afro 2 mijë metra mbi nivelin e detit, të ‘pushtoheshin’ nga shtresat e bardha. Bëhet fjalë për një nga zonat më të frekuentuara të vullkanit, për shkak të pranisë së dyqaneve të turistëve dhe hapësirave të parkimit. Në disa segmente të rrugës dhe pranë zonave të parkimit janë krijuar grumbullime masive dëbore, duke mbuluar plotësisht edhe automjete të parkuara. Sipas vëzhgimeve, trashësia e borës arriti 4 deri në 5 metra. Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë nuk lidhet vetëm me intensitetin e...