VIDEO/ Emocionuese në sallë, pacientja këndon gjatë operacionit  për heqjen e tumorit në gji

VIDEO/ Emocionuese në sallë, pacientja këndon gjatë operacionit për heqjen e tumorit në gji

Një episod i veçantë ka ndodhur në Policlinikun Federico II në Napoli, ku një paciente ka filluar të këndojë këngën e njohur të Vasco Rossi, “Vita Spericolata”, gjatë një operacioni për heqjen e një tumori të gjirit. Operacioni u krye nga ekipi mjekësor i Breast Unit të Azienda Universitaria, nën drejtimin e onkologut Tommaso Pellegrino. “Në sallën e operacionit mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme” shkruan Pellegrino. “Gjatë një ndërhyrjeje për heqjen e një tumori të gjirit, një paciente filloi të këndojë. Muzika ka një efekt të fuqishëm qetësues, ndihmon në reduktimin e ankthit, relakson dhe krijon një klimë besimi.” “Ne vendosim muzikë gjatë operacioneve sepse pacientet janë zgjuar dhe të vetëdijshme. Mendoj se muzika është e domosdoshme për të lehtësuar ankthin në vende si...