Video/ Aksidenti i rëndë me një të vdekur në Milano, momenti kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin

Video/ Aksidenti i rëndë me një të vdekur në Milano, momenti kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 39 të tjerë, nga të cilët një është në gjendje të rëndë. Sipas raporteve të para, shumica e të plagosurve ishin pasagjerë që ndodheshin në bord të tramvajit, një mjet që kishte hyrë në shërbim vetëm disa javë më parë. Tramvaji kishte dalë nga shinat dhe ka përfunduar duke goditur një dyqan. Në momentin e përplasjes, tramvaji ishte plot me pasagjerë, të cilët janë përplasur dhe kanë rënë pas kontaktit. Viktima është nxjerrë nga poshtë mjetit dhe ka të ngjarë të ketë qenë një kalimtar që po ecte në trotuar. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe video nga momenti i tmerrit,...