Vetëm Iran dhe Rusia kanë këtë teknologji/ Teherani paralajmeron perdorimin e raketave nën ujore

Vetëm Iran dhe Rusia kanë këtë teknologji/ Teherani paralajmeron perdorimin e raketave nën ujore

Një komandant i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendoi se Irani ka raketa që mund të lëshohen nga nën ujë teksa theksoi që ato mund të përdoren në ditët në vijim. “Ne kemi raketa që lëshohen nga nën ujë dhe shpejtësia e tyre është 100 metra (328 këmbë) në sekondë. Mund t’i përdorim ato në ditët në vijim”, tha Ali Fadavi. Ai gjithashtu pohoi se vetëm Irani dhe Rusia zotërojnë teknologjinë për armë të tilla. Zyrtarët iranianë ditët e fundit kanë lëshuar një sërë paralajmërimesh dhe deklaratash duke theksuar aftësitë raketore dhe detare, pjesë e asaj që analistët e përshkruajnë si përpjekje të Teheranit për të projektuar frenim dhe për të sinjalizuar se ka mundësi për t’iu përgjigjur presionit ose sulmit....