Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Një bazë ushtarake u bombardua ditën e sotme në Venezuelë. Sirena sulmesh ajrore gjithashtu u dëgjuan në kryeqytetin venezulian, Karakas. Qeveria e Venezuelës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. “Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke rrezikuar seriozisht jetën e miliona njerëzve.”, thuhet në një reagim zyrtar, raportojnë mediat ndërkombëtare. Lidhur me këto sulme Venezuela akuzon SHBA. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një reagim lidhur me këto sulme.