Venezuela: Presidentja e përkohshme kërkon amnisti për të burgosurit politikë
Bota E Shtunë, 31 Janar 2026 04:00 Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka propozuar një “sistem të ri gjyqësor” dhe një “ligj amnistie” që synon lirimin e qindra të burgosurve politikë dhe shndërrimin e qendrës famëkeqe të paraburgimit Helicoide në një ambient sportiv dhe social. Rodriguez theksoi se ky ligj do të shërbente për të shëruar plagët e lëna nga konfrontimi politik, dhuna dhe ekstremizmi, si dhe për të rivendosur drejtësinë dhe bashkëjetesën paqësore në vend. Megjithëse teksti i plotë i projektligjit nuk është bërë publik, Rodriguez ka sqaruar se ai do të mbulojë rastet pas vitit 1999, por do të përjashtojë ata të burgosur për vrasje, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe trafik droge. Opozita venezueliane, e mbështetur nga SHBA,...
Burimi:
kohajone.com