Venezuela nën sulm, Kolumbia ndjen frikën e rradhës, bën thirrje për reagim urgjent ndërkombëtar
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Venezuelë, duke deklaruar se Karakasi ndodhet nën sulm. “Caracas është nën sulm tani. Alarmoni botën: Venezuela është sulmuar. Po bombardojnë me raketa”, shkroi Petro në një deklaratë, duke bërë thirrje që Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) dhe Kombet e Bashkuara të mblidhen urgjentisht. Deklarata e Petro-s përbën reagimin e parë ndërkombëtar pas raportimeve për shpërthime dhe ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytetin venezuelian. Deri më tani, autoritetet në Venezuelë nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e ngjarjeve.
Burimi:
ntv.al