Venezuela hap tregun e naftës për investitorët privatë, parlamenti miraton ligjin një muaj pas arrestimit të Maduros
Parlamenti i Venezuelës miratoi të enjten hapjen e sektorit të naftës ndaj privatizimit, duke përmbysur një parim të lëvizjes së vetëshpallur socialiste që ka qeverisur vendin për më shumë se dy dekada, raporton agjencia “AP”. Asambleja Kombëtare miratoi rishikimin e ligjit të industrisë së energjisë më pak se një muaj pas arrestimit të bujshëm të presidentit Nicolas Maduro në një sulm befasues ushtarak amerikan në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas. Projektligji tani pret nënshkrimin e presidentes në detyrë Delcy Rodriguez, e cila i propozoi ndryshimet në ditët pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij do ta merrte kontrollin e eksporteve të naftës së Venezuelës dhe do ta ringjallte industrinë e dobësuar duke tërhequr investime të huaja. Legjislacioni premton t’u japë kompanive private...
Burimi:
syri.net