Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan
Publikimi i një mesazhi privat nga Donald Trump-i ishte pika e kthesës për Emmanuel Macron-in. Në mesazhin e bërë publik nga presidenti amerikan, Macron-i i shkruante Trump-it se Franca dhe SHBA-të ishin “plotësisht të dakordësuara për Sirinë”, se “mund të bëjnë gjëra të mëdha për Iranin”, por se “nuk e kupton se çfarë po bën për Groenlandën”. Një mesazh që, për Macron-in, nuk ishte aspak i sikletshëm, pasi përputhej me qëndrimet e tij publike. Por fakti që Trump-i e publikoi këtë korrespondencë private dhe, njëkohësisht, kërcënoi Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën, shënoi një thyerje të hapur, edhe në plan personal, mes dy presidentëve. Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, vetëm pak orë pas kërcënimeve të Trump-it për tarifa,...
Burimi:
javanews.al