Vendosja e trupave ushtarake në Groenlandë, Rusia: Danimarka po përshkallëzon tensionet në Arktik

Vendosja e trupave ushtarake në Groenlandë, Rusia: Danimarka po përshkallëzon tensionet në Arktik

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, ka akuzuar NATO-n se po përpiqet të militarizojë Arktikun, mes kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që vendi i tij të “blejë” Groenlandën, një rajon autonom i Danimarkës, dhe njoftimeve nga vendet evropiane për të vendosur trupat e tyre. Shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Danimarkën, po e përdorin kërcënimin e perceptuar nga Rusia dhe Kina për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Arktik, tha ambasadori, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Për Vladimir Barbin, Kopenhageni ka miratuar një qasje konfrontuese, duke përfshirë NATO-n dhe duke përshkallëzuar tensionet ushtarake në Arktik. Rusia “nuk po harton plane për një sulm ndaj fqinjëve të saj në Arktik, nuk po i kërcënon ata me veprime ushtarake dhe nuk dëshiron...