Vendimi i Gjykatës së Lartë i shpall ato të paligjshme, SHBA-ja do të ndalojë nesër mbledhjen e tarifave
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) njoftoi se do të ndalojë mbledhjen e tarifave të vendosura sipas Aktit të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) nesër, të martën, në orën 12:01 sipas orës lokale, pas vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi të ashtuquajturat tarifa “hakmarrëse” të Presidentit Donald Trump. Agjencia, në një mesazh drejtuar transportuesve në Shërbimin e Mesazheve të Sistemeve të Kargos (CSMS), informoi se do të çaktivizojë të gjitha kodet tarifore që lidhen me urdhrat e mëparshëm të Presidentit Donald Trump në lidhje me IEEPA-n duke filluar nga nesër, të martën. Pezullimi i tarifave IEEPA përkon me vendosjen nga Trump të një tarife të re globale prej 15%, mbi një bazë të ndryshme ligjore, për të zëvendësuar ato të rrëzuara nga Gjykata Supreme...
Burimi:
top-channel.tv