Vendimi final i gjykatës së apelit për “Agimin e Artë”, ishte një rrjet kriminal i organizuar

Vendimi final i gjykatës së apelit për “Agimin e Artë”, ishte një rrjet kriminal i organizuar

Faza e fundit e gjyqit ndaj “Agimit të Artë” në Greqi u mbyll me një vendim historik dhe përfundimtar: Gjykata Penale e Apelit me pesë anëtarë la në fuqi thelbin e vendimit të vitit 2020, duke konfirmuar se “Agimi i Artë” funksiononte si organizatë kriminale nën petkun e një partie politike. Gjykata shpalli fajtorë të 42 të pandehurit e çështjes, duke riafirmuar dënimet për drejtimin e organizatës, për vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyssas dhe për sulme të tjera të dhunshme që u lidhën me veprimtarinë e saj. Kjo ishte faza më e rëndësishme e procesit të apelit, i cili zgjati rreth katër vjet. Pas vendimit mbi fajësinë, gjykata kaloi në fazën e fundit: shqyrtimin e rrethanave lehtësuese, caktimin e dënimeve dhe vendimin se cilët...