Vendet e BE refuzuan operacionet në Hormuz, Trump sulmon NATO-n: Ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne

Vendet e BE refuzuan operacionet në Hormuz, Trump sulmon NATO-n: Ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar ndaj refuzimit të aleatëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Europë për të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit. “Nuk jam i befasuar nga sjellja e tyre, pasi gjithmonë e kam konsideruar NATO-n, për të cilën ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur pikërisht këto vende, si një rrugë me një drejtim, ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në momentet e nevojës”, shkruan presidenti amerikan në platformën Truth Social. “Fatmirësisht, ne kemi shkatërruar forcat e armatosura të Iranit” dhe “pikërisht falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm ushtarak, nuk kemi më nevojë dhe as dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s; nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”-tha...