Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Aldrich Ames, një agjent  i CIA-s për më shumë se 30 vjet, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh për Moskën, vdiq në moshën 84 vjeç të hënën njoftuan autoritetet amerikane. Ish-oficeri i kundërzbulimit, i cili po vuante një dënim me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, vdiq të hënën në Institucionin Federal Korrektues në Cumberland, Maryland, ka raportuar CBS News. Ames ishte burgosur më 28 prill 1994 pasi e kishte pranuar se i kishte shitur informacione sekrete Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë. Ai kompromentoi më shumë se 100 operacione klandestine dhe zbuloi identitetin e më shumë se 30 agjentëve që spiunonin për Perëndimin – duke çuar në vdekjen e të paktën 10 aseteve të inteligjencës së CIA-s.