Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40 metra lartësi në një ujëvarë teksa po bënte një foto
Një turist në Brazil ka vdekur tragjikisht pasi ka rënë nga një ujëvarë prej 40 metrash, ndërsa po përpiqej të bënte një foto. Tragjedia, e cila vrau Caio Libero Batistela, i cili punonte si kontabilist, ndodhi në shtetin e Paraná-s. Sipas mediave lokale, Batistella po qëndronte në majë të ujëvarës Rio Sao Jorge kur iu afrua buzës për të bërë një foto dhe humbi ekuilibrin, duke bërë që të binte nga një lartësi prej rreth 40 metrash. Sipas të njëjtave raportime, një person që ishte me të u përpoq ta kapte Battistellën nga rrobat, por pa sukses, ndërsa, sipas zjarrfikësve, edhe ky person pothuajse ra në boshllëk. Siç u shpjegua nga zjarrfikësit që morën pjesë në operacionin për të nxjerrë trupin e Battistellës, ujëvara ku...
Burimi:
top-channel.tv