‘Vdekje Khameneit!’ Përhapen protestat në Iran, regjimi i kërcënon me vdekje! 65 të vrarë, 2300 të arrestuar
Zjarre në mes të rrugëve, këngë dhe slogane si “vdekje Khamenei-t” dhe “jetë e gjatë Shahut”. Pavarësisht ndërprerjes së internetit dhe bilancit me dhjetëra të vrarë e mijëra të arrestuar, populli iranian nuk ndalet. Ai del në rrugë për të vijuar protestën që tashmë ka arritur ditën e katërmbëdhjetë, një mobilizim pa precedent në tre vitet e fundit për nga numri dhe shtrirja e saj.Disa analistë kanë filluar të flasin për “revolucion” – një fjalë me peshë të madhe politike dhe simbolike në Republikën Islamike, e cila lindi vetë nga një revolucion në vitet ’70 – duke nënkuptuar se “këtë herë është ndryshe” krahasuar me protestat e mëparshme. Këtë herë është aq shumë ndryshe sa regjimi ka vendosur të kërcënojë me vdekje protestuesit si ‘armiqtë të...
Burimi:
syri.net