Vdekja tragjike e 32-vjeçarit në Bangladesh, u përplas nga një tren teksa qëndronte mbi shina, fotoja e fundit që postoi në Facebook

Vdekja tragjike e 32-vjeçarit në Bangladesh, u përplas nga një tren teksa qëndronte mbi shina, fotoja e fundit që postoi në Facebook

Një 32-vjeçar, humbi jetën pasi u përplas nga një tren në Bangladesh të dielën në mëngjes. Sipas dëshmitarëve okularë që folën për mediat lokale, 32-vjeçari po qëndronte në shinat e trenit për të bërë një selfie, të cilën më pas e ngarkoi në Facebook. Rrëfime të tjera thonë se 32-vjeçari po fliste në telefon kur u godit nga treni. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, i cili tha se “i ndjeri u vra kur u godit nga një tren në lëvizje, ndërsa ishte ulur në shinat e trenit dhe fliste në telefonin e tij celular”. 32-vjeçari vdiq menjëherë pasi u godit nga treni që shkonte për në Daka, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë. Top Channel