Vatikani me pullë të re postare, u kushtohet katolikëve ukrainas
Vatikani ka krijuar një pullë të re kushtuar katolikëve në Ukrainë, me një dizajn që përshkruan Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Kiev. Shërbimi Postar i Vatikanit shpesh lëshon pulla postare për festat katolike ose për të nderuar Kishat kombëtare, zakonisht duke shmangur referencat politike dhe duke preferuar motive fetare. Pulla e re, e lëshuar në javën e përvjetorit të katërt të pushtimit rus, tregon Kadralen ndërsa pas shihet perëndimi i diellit. Në pullë duhet që Katedralia nuk ka energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë një dukuri e shpeshtë në Ukrainë, pasi Rusia synon rrjetin elektrik, termocentralet dhe infrastrukturën tjetër energjetike me raketa dhe dronë. Pulla u lëshua me rastin e 30-vjetorit të restaurimit të Dioqezës Katolike të Kievit pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe 12-vjetorit...
Burimi:
syri.net