Valë sulmesh para Krishtlindjeve në Ukrainë, tre të vdekur. Papa bën thirrje për pushim gjatë festës

Valë sulmesh para Krishtlindjeve në Ukrainë, tre të vdekur. Papa bën thirrje për pushim gjatë festës

Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës Papa Leo XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes. Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelenski përmes mediave sociale. Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelenski deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore. Në një kohë kur temperaturat në Ukrainë janë...