Valë sulmesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis sulme hakmarrëse me dronë ndaj Izraelit
Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim të vendit. Në të njëjtën kohë, ushtria iraniane njoftoi se ka nisur sulme “të fuqishme” me dronë ndaj qendrave të sigurisë dhe selive të policisë izraelite, duke theksuar se veprimet janë pjesë e mbrojtjes legjitime të popullit iranian. Video të publikuara nga CNN tregojnë re të dendura tymi mbi qytetin Esfahan në Iranin qendror. Banorët raportojnë se u goditën nga një “bombë e fuqishme” këtë mëngjes, por nuk është ende e qartë shkaku i saktë i tymit të parë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv