Valë protestash kundër sundimit të Ajatollah Ali Khamenei/ A do e sulmojë SHBA Iranin?
Foto nga protestat në Iran SHBA- SHBA ka reaguar pas shpërthimit të protestave në Iran kundër sundimit të Ajatollah Ali Khamenei. Amerikanët kanë kërcënuar të ndërhyjnë në Iran për shkak të vrasjes së protestuesve, por të dielën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se udhëheqësit iranianë e kishin telefonuar dhe se: “duan të negociojnë”. Trump nuk ka dhënë detaje mbi atë që po shqyrton SHBA , por të dielën ai tha se:"po shqyrtojmë disa mundësi shumë të forta". Ai është informuar mbi mundësitë për sulme ushtarake ndaj Iranit, tha një zyrtar për partnerin amerikan të lajmeve të BBC-së, CBS. Kryetari i parlamentit të Iranit paralajmëroi se nëse amerikanët sulmojnë, si Izraeli ashtu edhe qendrat ushtarake dhe të anijeve amerikane në rajon do të bëhen objektiva legjitime ....
Burimi:
zeri.ai