Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Qyteti i Nju Jorkut ishte më i ftohtë se disa pjesë të Antarktidës të dielën, teksa erëra të acarta dhe kërcënuese për jetën përfshinë pjesën më të madhe të verilindjes së Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e New England gjatë fundjavës. Temperaturat ranë ndjeshëm -25 deri në -35 gradë Celsius, me disa zona që shënuan deri në –40 gradë Celsius. Sipas sinoptikanëve, megjithatë, temperaturat pritet të rriten gradualisht gjatë javës, duke kaluar mbi zero në shumicën e rajoneve të prekura. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për të ftohtë ekstrem për më shumë se 43 milionë njerëz, duke përfshirë zona të mëdha metropolitane si Nju Jorku dhe Filadelfia, deri të dielën në mbrëmje. Në kontrast të fortë, në Antarktidë, Stacioni McMurdo regjistroi temperatura rreth...