Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon edhe më shumë përshkallëzimin. Aeroporti Mehrabad, në kryeqytetin iranian, është përfshirë nga flakët pas bombardimeve izraelite në zonë. Goditjet erdhën vetëm disa orë pasi Irani kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin. Përplasjet në rajon u intensifikuan ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të negocionte më me Iranin dhe se mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit ishte “dorëzimi i pakushtëzuar”. Trump këmbënguli gjithashtu se “duhet të jetë” i përfshirë në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pas vrasjes së liderit të liderit suprem, Ali Khamenei, gjatë nisjes...