Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që besohet se po përgatitet si pasardhëse e tij, u shfaq për herë të parë publikisht duke vizituar mausoleumin shtetëror Kumsusan, për të nderuar udhëheqësit e mëparshëm. Fotot nga agjencia shtetërore KCNA treguan Kim Jong-unin, gruan e tij Ri Sol-ju dhe zyrtarë të lartë pranë Ju-ae, e cila qëndronte midis prindërve në sallën kryesore të Pallatit të Diellit Kumsusan. Lideri koreanoverior viziton këtë mausoleum për të nderuar gjyshin e tij, themeluesin Kim Il-sung, dhe babain Kim Jong-il, në ditë të rëndësishme dhe përvjetore shtetërore. Kim Ju-ae është shfaqur gjithnjë e më shumë para publikut gjatë tre viteve të fundit, duke nxitur spekulime nga analistët dhe agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut, se ajo mund të...