Ushtria siriane bombardon disa lagje të Alepos, i bën thirrje luftëtarëve kurd të dorëzohen

Ushtria siriane bombardon disa lagje të Alepos, i bën thirrje luftëtarëve kurd të dorëzohen

Ushtria siriane u bëri thirrje luftëtarëve kurdë që kanë mbetur në një lagje të Alepos të dorëzohen, pasi rifilluan bombardimet për t’i dëbuar nga zona pas ditësh luftimesh. Përleshjet midis kurdëve dhe ushtrisë siriane shpërthyen të martën në Alepo, në veri të Sirisë dhe kanë vrarë të paktën 21 persona. Këto janë luftimet më serioze në qytetin e dytë më të madh të Sirisë midis autoriteteve islamike që kanë marrë përsipër qeverinë e vendit dhe kurdëve, një pakicë e konsiderueshme etnike që kontrollon zona të mëdha në verilindje të vendit dhe disa lagje të Alepos. Për më tepër, përleshjet kanë detyruar dhjetëra mijëra civilë të largohen nga shtëpitë e tyre, me OKB-në që vlerëson të paktën 30,000 familje të zhvendosura. Herët të premten, autoritetet siriane...