Ushtria izraelite sulmon Libanin, 31 të vdekur dhe 149 të plagosur. Evakuime masive nga Bejruti
Izrael ka ndërmarrë sulme të gjera ajrore në Liban për të goditur objektiva të Hezbollahu, njoftoi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sipas ushtrisë izraelite, operacioni po shtrihet “në të gjithë Libanin”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të madh të konfliktit në rajon. Autoritetet libaneze raportuan fillimisht të paktën 31 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet, ndërsa mijëra qytetarë u detyruan të largohen nga kryeqyteti Bejrut dhe zonat përreth. Gazetarët e AFP raportuan shpërthime të fuqishme gjatë natës në Bejrut dhe panë familje që largoheshin me makina nga pjesa jugore e vendit, disa me dyshekë të lidhur mbi çati, në përpjekje për t’u strehuar në zona më të sigurta. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të rreth 50 fshatrave në Liban që të...
Burimi:
syri.net