Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Janë vrarë mbi 1300 persona
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në orën e fundit se kanë nisur një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran. Në një postim në faqen e tyre në gjuhën farsi në platformën X, IDF shkroi: “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur tani një valë masive sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran.” Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha më herët se kishte goditur qendra kyçe të komandës së forcave të armatosura iraniane në Teheran dhe Tabriz. Al Jazeera raportoi se shpërthime u dëgjuan në Teheran pak pas njoftimit të fundit të IDF-së. Ndërkohë ambasadori i Iranit në OKB akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se kanë shënjestruar qëllimisht civilët, duke thënë se në vend janë goditur pothuajse 10,000 objekte civile, përfshirë rreth...
Burimi:
top-channel.tv