Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Trupat daneze u urdhëruan të ishin gati me municione luftarake javën e kaluar kundër një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Groenlandës, raportoi sot transmetuesi publik danez DR. Urdhri u lëshua javën e kaluar, dhe nëse Groenlanda sulmohej, ushtarët danezë ishin gati me municione luftarake. Ushtarëve danezë iu urdhërua të çonin municione luftarake në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, në skenarin më të keq, sipas raportit, duke cituar informacione nga burime politike. Sipas transmetuesit, ky ishte rasti derisa presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga përdorimi i forcës kundër Grenlandës pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Gjithashtu theksohet se kishte vullnet të gjerë politik për të ndërmarrë luftën nëse do të ndodhte një sulm...
Burimi:
opinion.al