Ulet ndjeshëm çmimi i naftës, hedhja e rezervave të naftës në treg e çoi çmimin në 88 dollarë
Çmimi i naftës bruto pësoi rënie mes deklaratave se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA po përgatitet të hedhë në treg një nivel rekord të rezervave të naftës, duke kapërcyer 182 milionë të fuçi që përdori në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kuotimi i arit të zi ka mbetur dukshëm nën pikun e mbërritur më herët gjatë javës, teksa ka shenja të zbutjes së shqetësimit që kishte pushtuar tregjet e energjisë. Ky optimizëm u shtua nga propozimi i IEA-s për të liruar një sasi të paprecedent të rezervave të naftës me qëllimin të kompensohet goditja e zinxhirëve globalë të furnizimit. Mëngjesin e sotëm, nafta Brent- që përbën dhe standartin ndërkombëtar- u rrit me 0.2%, duke u stabilizuar në nivelin e rreth 88 dollarëve...
Burimi:
top-channel.tv